Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se në lokalin e tij vinte edhe baste online të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Alkend Haskaj, banues në Gjirokastër.

I riu u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qira nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb