Policia ka arrestuar një 58-vjeçar në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad” të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Aparati celulat u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Berat

Goditet nga Komisariati i Policisë Berat, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lojtari”.

Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Sekuestrohet aparati celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

H.V., 58 vjeç vjeç, banues në Berat, pasi në një lokal në lagjen “Barikad”, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe tre shtetas të tjerë, të cilët ishin në lokal dhe ishin klientët e shtetasit H.V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb