Një automjet i tipit Ford Fokus ka dalë nga rruga në rotondën e aksit nacional Fier – Tepelenë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanëeb” se automjeti vinte nga Greqia. Shoferi thotë se pas aksidentit, nuk hapeshin dyert e automjetit, ndërsa pasagjerët kanë dalë nga xhami i derës.

“Kisha gruan, kisha vajzat, nusen e nipit dhe mbesa në makinë”, tha shoferi. Makina e aksidentuar ishte me targa greke akm6031. Familja e aksidentuar është banore në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb