Violinsti ii njohur shqiptar Shkëlzen Doli, me anë të një postimi në “Facebook” ka uruar të gjithë shqiptarët Vitin e Ri 2021.

Doli uron në mënyrë të veçantë, nga Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë. Ai shprehet se koncerti në këtë sallë prestigjoze do jetë sfida më e vështirë e jetës së tij, duke shtuar se uron që koncerti të depërtojë thellë në zemrat e teleshikuesve.

  • foto galeri

Postimi i violinistit të njohur shqiptar Shkëlzen Doli:

Të nderuar miq dhe artdashës!

Ju përshëndes nga ky ambient i bukur, nga ku për çdo vit depërtojnë tinguj magjepsës nga koncerti më prominent i muzikës klasike në mbarë botën – Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë.

Nga ky ambient impozant, ku për herë të parë në histori, muzika e kompozitorëve të njohur vjenez do të luhet pa publikun dhe pa duartrokitjet LIVE në sallë. Do të jetë me padyshim koncerti më i vështirë i jetës sime, ku nuk do të cirkulojë nga afër energjia dhe emocionet e publikut sëbashku me artistët!

Megjithatë, uroj që ky koncert të depërtojë thellë në zemrat e të gjithë teleshikuesve duke ndezur optimizëm dhe duke përçuar një ndjenjë shprese për të ardhmen, në një botë pa pandemi.

Gëzuar 2021!

I Juaji

Shkëlzeni

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: