Violinisti Olsi Xinxo u ngjit në skenën e universitetit të arteve ku dha një koncert për publikun artdashës. Xinxo është një nga ata instrumentistë që rrëmben vlerësimet maksimale nga kritika dhe tërheq vëmendjen. Pjesë e koncertit u bë dhe pianistja Silvana Skënderi.

Xinxo vjen për herë të parë në Shqipëri, pas një karriere 20-vjeçare të jashtëzakonshme jashtë vendit. Në çdo prezantim violinisti shfaq një talent të ndërthurur me një teknikë të përkryer dhe aftësi artistike. Për artdashësit ai luajti veprat nga Beethoven, Schumann dhe Cajkovsky.

Violinist Olsi Xinxo ka performuar 12 vite në Slloveni në operën e Sarajevës, në filarmoninë e Malit të Zi, në operën e Samsunit ne Turqi por luan si solist edhe në sallat më të famshme botërore. Krahas koncertimit në skenë Xinxo i përkushtohet edhe punës me të rinjtë pasi është profesor në universitetin e Ankarasë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb