“Viral”, filmi hapës i edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar për të drejtat e Njeriut, solli në Tiranë dy regjisorët izraelitë, Udi Nir e Sagi Bornstein. Filmi ndjek përjetimet e të rinjve që sapo kishin dalë në jetë, me nisjen e pandemisë duke pasur një fokus të thellë te të drejtat e njeriut, por duke i rrokur edhe në një qasje filozofike.

“Ne kemi ndjekur 7 të rinj që operojne më Youtubin, njerëz që kishin dokumentime unike të pandemisë. Njëra prej tyre u bllokua në një anije, një tjetër humbi punën, dikush mbylli biznesin. Kjo na dha një pamje autentike dhe intime të jetëve të tyre”, tha regjisori Udi Nir.

“Mund te shohësh konfuzionin në sytë e tyre. Ata pyesin, se çfarë mund të bëjmë ne tani. Është kapje e një momenti në kohë për të parë se si gjithçka filloi, pasi nuk ka rëndësi ku ishe, në Shqipëri, në Izrael apo në SHBA, ishte kudo njësoj.

Filmi sheh përmes syve të të rinjve vështirësitë e krijuara nga pandemia, çka solli një shpërthim të problematikave të fjetura deri në atë çast”, tregoi regjisori Sagi Bornstein.

“Mund të shohim edhe kundërshtinë ndaj situatës së pandemisë edhe në film. Gjëja interesante e koronës është se solli në sipërfaqe disa probleme, që ishin aty. Tensionet dhe vrimat që ishin në shoqëri, që tashmë kishin hedhur shkëndija, korona ishte si shkrepëse që iu vu zjarr. Sic ishte çështja e Black Lives matter. Dimë po ashtu se korona u politizua, dhe në shumë vende, nuk pati një debat mes shkencëtarëve, politikës e publikut”, tha Udi Nir.

Festivali Ndërkombëtar për të drejtat e Njeriut, shfaq 35 filma me fokus te gratë e fëmijët në pandemi e njëherësh çështjen e afganëve. Harta e vendeve pjesëmarrëse është e gjerë, ndërsa filmat e shfaqur në Akademinë Marubi shoqërohen edhe me debate

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb