Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një komunikim të drejtpërdrejtë për emisionin “Kjo Javë” e gazetares Nisida Tufa në News24, foli për virozat e stinës.

Brataj u shpreh se kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar, ndërsa shtoi Urgjenca merr rreth 1800-2000 thirrje brenda 24-orëve.

Ndër të tjera u ndal te vaksinimi kundër gripit ku tha se është i këshillueshëm  për fëmijët, moshat e treta dhe atë persona që kanë imunitet të dobët.

Pjesë nga intervista:

Brataj: Ky është viti i dytë që po dominohet nga gripi. Jemi drejt kulmit të tij. Kështu ndodh edhe në vendet e tjera evropiane dhe perëndimore. Kulmi i virozave pritet të arrijë në fund të muajit janar.

Nëse themi që është sezoni, nuk ka rritje në krahasim me sezonin e kaluar?

Brataj: Jo, nuk ka një rritje nëse bëjmë një krahasim. Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2021, kemi një rënie te rasteve. Në këtë muaj rritja është në proporcion të drejtë me gripin, të ftohtin.

Nëse do kishim më shumë të vaksinuar për gripin, do ishim në këtë situatë?

Brataj: Vaksinimi është i këshillueshëm për fëmijët moshat e treta dhe ata me imunitete të dobët. Shifrat këtë vit janë më të këta edhe për shkak të vaksinave të covid-19.

Qarkullon më Covid-19?

Brataj: Sigurisht që qarkullon, nuk është se ka ikur ndonjëherë. Gripi ka përqindjen e vetë dhe pasojat e rënda.

Sa telefonata merr Urgjenca për 24 orë?

Brataj: Janë rreth 1800-2000 thirrje në ditë. Janë rreth 340 vizita në ditë, një pjesë janë bërë edhe online. Alarm nuk besoj të ketë dhe nuk ka pse të ketë.

Simptomat që konsiderohen shqetësuese, cilat janë?

Brataj: Dua të theksoj se nëse rishfaqen temperaturat, vështirësia në frymëmarrjeje, ose janë të përgjumur duhet drejtuar te mjeku.

Në spital janë prezent të gjitha viruset, nëse ke një virus merr tre të tjerë.  Tani ne duhet të rrimë në ambient të ajrosur, në ambient të ngrohta, pasi i ftohti është armik. Nëse kem i temperatura humbasim lëngje dhe ato duhen zëvendësuar. Nëse kemi të vjella duhet ti drejtoheni spitalit. Si medikamente kryesore janë, nëse ka temperatura duhet marrë paracetamol. Ibuprofeni ka efekt të trefishtë dhe ndaj duhet përdorur në ditët e para një anti-flamator.

Keni pasur raste të rënda që i jeni drejtuar urgjencës, të raportuara që kanë kaluar direkt në shtrim?

Brataj: Sigurisht që ka, por janë një përqindje e vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb