MAT
Ndryshimet e temperaturave kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat stinore, kryesisht tek fëmijët. 30 deri në 40 raste në 24 orë paraqiten në spitalin e Burrelit që prej fillimit të Janarit.

Mekja pediatre pranë spitalit Bashkiak Mat, Marsida Kurti tha se rastet janë paraqitur me prekje të rrugëve respiratore dhe gastrointestinale.

Sipas mjekes pediatre, kjo është periudha që prekja e fëmijëve nga këto viroza është në masë për shkak të temperaturave, frekuentimit të ambjenteve të mbyllura me shumë fëmijë etj.

Nga ana tjetër, mjekja pediatre Marsida Kurti tha se grupmosha më e prekur është nga zero në 2 vjeç e cila nuk ka imunitetin e nevojshëm për t’i përballuar.

Mjekja Kurti thekson se është e rëndësishme që fëmijët të kenë kujdes të shtuar të higjIienës. Në rastin kur simptomat zgjaten në kohë apo rëndohen është e domosdoshme paraqitja tek mjeku specialist.

Me gjithë fluksin në rritje, deri tani situata e të prekurve nga virozat stinore, është e menaxhueshme për Spitalin Bashkiak Mat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb