Shkencëtarët brazilianë bëjnë të ditur se virusi aktiv Zika është zbuluar në pështymë dhe urinë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se virusi mund të transmetohet lehtësisht përmes këtyre lëngjeve trupore, ka thënë Paulo Gadelha, kryetar i Institutit Fiocruz, i cili është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Brazil.

Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje njerëzve që të përdorin prezervativë, ose të jenë të kujdesshëm gjatë marrëdhënieve seksuale, nëse kanë udhëtuar në zonat ku është shfaqur virusi Zika.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka thënë se masat janë të nevojshme, pasi rasti i parë i virusit të transmetuar seksualisht është konfirmuar këtë javë në Teksas.

Virusi, i cili lind nga mushkonja dhe shkakton defekte në tru te foshnjat, ka shpërthyer në mënyrë masive.

Zika tashmë është shpallur emergjencë ndërkombëtare shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: