Mjeku shqiptar që shërben prej 20 vitesh në spitalin italian, Alban Beltoja, tha në një lidhje me “Skype” në News24 se në zonën ku ai punon në Lombari mund të jetë arritur piku i koronavirusit dhe tani situate është në rënie.

Sipas tij, situata po përmirësohet dhe ekspertët po japin këshilla për rikthimin e jetës normale, por njerëzit duhet të vazhdojnë të mbrohen, pasi virusi do të jetë sërish në qarkullim.

Intervista:
Si është situate në Itali në 24 orët e fundit?
Atë që po vërejmë në Lombardi është një rënie e ndjeshme e rasteve të reja që po vijnë. Bëhet fjalë për 10-20 raste të reja, që për ne është rekord. Këto raste të reja nuk janë në gjendje të rëndë dhe ne mund t’i trajtojmë më mirë, pasi tashmë kemi edhe kapacitetet. Kështu që përshtypja jonë është se në Lombari duhet të ketë arritur piku dhe duhet të jemi në fazën e rënies së infeksionit. Kjo edhe për shkak të masave të rrepta dhe gjobave, ku del vetëm një pjesëtar i familjes. Edhe njerëzit janë ndërgjegjësuar.

Vetëm në Lombari janë shënuar mbi 400 viktima së fundi, cfarë tregon?
Tregon se është një trend gjithnjë në ulje. Edhe numri i të sëmurëve rëndë po ulet. Kemi të dhëna të mira nga të sëmurët tanë. Kemi përdorur medikamente antiviralë, që kanë dhënë rezultate, por është shumë e rëndësishme se kur fillohen. Ato duhen filluar menjëherë, me paraqitjen e sëmundjes, që me simptomat e para, që të japin rezultate. Këto të sëmurë nuk shtrohen në spital, qëndrojnë në izolim të plotë në shtëpitë e tyre dhe ndiqen nga skuadrat në terren, që iu dërgojnë këto medikamente.

A duhen përdorur dhe tek asimptomatikët?
Nuk ka asnjë indikacion për këtë, nuk besoj se është e nevojshme për këta persona që të bëjnë vetëmjekim, do të kenë mbase efekte anësore. Nuk janë ilace që nuk kanë efekte anësore, por qëllimi është që të ulet ngarkesa virale në trupin e të sëmurëve.

Italia e ka arritur pikun dhe kubra po bie?
Unë po flas për zonën ku unë punoj, në Lombardi. Të dhënat tregojnë se duket sikur ka arritur piku këtu dhe po kalohet, por jo në gjithë Lombardinë. Ekspertët po japin këshilla për rinisjen e jetës. Duhen hapur gjërat me shumë kujdes dhe shumë gradualitet dhe duhet të vazhdojnë të gjithë të mbrohen me maska, pasi koronavirusi do të jetë në qarkullim.

Si është gjendja në spitalin ku ju punoni?
Problem i pesronelit është shumë i rëndë, ju i shihni mjekët, janë shumë të vdekur. Këtu ka akoma mjekë të prekur, por për fat të mirë disa janë shëruar. Kjo na ka dhënë mundësinë që të çplodhemi pak. M’u duk çudi që pas një muaji pata 24 orë të lira. Unë e kam bërë tamponin që në fillim, më ka dalë negativ. Tani po e bëjnë vetëm ata mjekë e infermierë që paraqesin simptoma. Besoj se një analizë më e thelluar e gjithë personelit mjekësor do të ishte gjëja më e mirë. Ajo që unë sugjeroj është që secili ta konsiderojë veten sikur të jetë prekur nga koronavirusi. Kjo do t’i lejojë secilit që të zbatojë me rigorozitet masat mbrojtëse.

Sa vite keni që punoni atje?
Kam 20 vite në këtë spital.

Ju ka gëzuar lajmi që Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë e infermierë?
Lajmi është shumë i mirë, për t’u ndjerë edhe krenarë, për atë që bëri Shqiëpria si një shtet i vogël, ndaj një shteti të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb