Prof. Perlat Kapisyzi thotë se virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik duke e berë me aftësi më ngjitëse dhe duke rritur ngarkesën virale.

“Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion e ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar. Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv”, thotë Prof. Kapisyzi.

Drejtori i spitalit COVID2 ka një apel për qytetarët për të mbajtur maskën si një sakrificë për t’u mbrojtur dhe për të mos lejuar një mbyllje të dytë që do kishte pasoja social-ekonomike.

“Përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet prej secilit nga ne. Sa herë që vëmë maskën, aq herë mbrohemi. Por edhe mbrojmë, shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen çka do të ishte edhe me pasoja social-ekonomike”, apelon prof. Kapisyzi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb