Rritet numri i viktimave që humbën jetën nga koronavirusi në provincën Hubei në Kinë, ku numri i tyre deri më tani ka shkuar në 41. Ndërkohë, 1287 persona janë prekur nga ky virus, ndërkohë që vendi po kalon momente të vështira kur është bërë gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.

Teksa shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.

Siç kanë raportuar dhe më herët mediat e huaja, virusi është përhapur edhe në Europë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez, si dhe në Australi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: