Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin mbi paketën ekonomike të Ramës duke thënë se është më pak se çdo vend tjetër sa i përket raportin me GDP-në e vendit.

Ajo thotë se qeveria Rama ka vetëm 1.3% të GDP-së në dispozicion të emergjencës dhe madje shuma është ende në letër dhe jo për ekonominë.

Më tej Zhupa shton se qytetarët janë pa të ardhura dhe rroga dhe virusi më i keq është tashmë uria dhe pasiguria.

 

STATUSI NGA INA K. ZHUPA

Qytetaret jane armiqte e vertet per Ramen!

Qeveria Rama ka parashikuar ne paketa ekonomike me pak se cdo shtet tjeter, duke vene vetem 1.3% te GDP-se ne dispozicion te emergjences. Edhe kjo shume ende ne leter dhe jo si oksigjen per ekonomine.

Cdo dite kemi lajmerime sipas humoreve te nje njeriu se kush do punoj dhe kush jo? Se kush do dali dhe kush jo? Se kur do dalim dhe kur jo? Kjo eshte e vetmja strategji sesi luftohet virusi dhe shpetohet ekonomia sipas Rames.

Qytetaret jane pa te ardhura, pa rroga, bizneset jane bllokuar nderkohe qe kane nje mal me detyrime.

Virusi me i rrezikshem tani eshte uria, konflikti social, pasiguria per te nesermen, problemet e shendetit mendor dhe kriminaliteti neser si metode e vetme per te mbijetuar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb