Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar dëmshpërblim për Covid-19 nga Kina.
Trump ka pohuar se ka pasur të drejtë në spekulimet e tij të hershme se Covid-19 doli nga një laborator kinez, duke thënë se Pekini duhet të kompensojë pjesën tjetër të botës për ” shpalosjen” e virusit dhe “lejimin” e tij të përhapet globalisht.
Duke cituar deklaratat e ditëve të fundit nga Departamenti Amerikan i Energjisë (DOE) dhe FBI se virusi “ka shumë të ngjarë” të ketë rrjedhur nga Instituti Kinez i Virologjisë Wuhan, Trump tha se “faktet tani janë të qarta për t’i parë të gjithë”.
Ai sulmoi qeverinë kineze, duke folur për gazetën Daily Mail, teksa u shpreh: “Gënjeshtra dhe mashtrimi i Pekinit vranë çdo mundësi për të ndaluar këtë katastrofë vdekjeprurëse globale në fillim”.
Megjithatë, as DOE dhe as FBI nuk dhanë ndonjë provë për gjetjet e saj. Zyrtarët kinezë u përgjigjën duke akuzuar administratën e Presidentit Joe Biden për politizimin e gjurmimit të origjinës së Covid-19 dhe përpjekjen për të njollosur Kinën me pretendime të pambështetura.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se, politizimi e ka bërë më të vështirë përcaktimin e origjinës së virusit.
(BalkanWeb)