Koronavirusi i ri ka shkaktuar të tjera viktima në Kinë. Në të gjithë vendin regjistrohen 400 të prekur dhe numri i viktimave ka shkuar në 17.
Lajmin e bëjnë me dije mediat shtetërore kineze që saktësojnë që të vdekurit janë në provincën e Hubei ku gjendet qyteti –vatër i Wuhan.

Virusi i ri i të njëjtës familje me atë të Sars ‘mund të përhapet me lehtësi’ shpjegon Ministri i shëndetit Li Bin.

Regjistrohet rasti i parë në Hong Kong. Pacienti është shtruar në spital në një pavijon të izoluar. Personi i infektuar ka mbërritur nga Wuhan në Hong Kong me një tren me shpejtësi të madhe.

Qyteti kinez i Wuhan, një nga vatrat e virusit, ka dhënë urdhër që të gjithë të rrinë larg vendit, duke anuluar edhe një event të rëndësishëm të vitit të ri kinez, në tentativën për të mbajtur nën kontroll epideminë. Sëmundja po përhapet me shpejtësi, teksa miliona njerëz udhëtojnë me trena, avionë, autobus në të gjithë Kinën për të takuar të afërmit në pushimet e vitit të ri kinez, që fillojnë të premten.

Bashkiaku i Wuhan, Zhou Xianwang, u ka dhënë urdhër banorëve të mos largohen nga qyteti dhe vizitorëve të evitojnë hyrjen në qytet.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb