Shënohet në Greqi rasti i parë  i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, virus i cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave, të cilat janë të infektuara nga zogjtë e infektuar.

Sipas ekspertëve, njerëzit e infektuar nuk arrijnë të infektojnë njëri tjetrin, ndërsa ka raste kur ata nuk shfaqin fare simptoma.

Shpërthimet e infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor ndodhin në shumë vende të botës, si dhe në shumë vende evropiane, çdo vit. Nga viti 2010 e në vazhdim rastet shfaqen pothuajse çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës dhe të vjeshtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: