Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur kur një person sulmoi turmën e qytetarëve me veturë, të cilët po kundërshtonin një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias, njoftoi policia amerikane.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e dënoi dhunën dhe guvernatori i Virxhinias shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, raporton BBC.

E djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.

Përveç atyre që u plagosën në incidentin e makinave, Departamenti i Policisë së Charlottesville tha se 15 qyetarë të tjerë u plagosën në dhunën tjetër kundër marshimit të ekstremit të djathtë.

Një video e postuar në mediat sociale tregoi një makinë që po kalonte me shpejtësi në mes të turmës së njerëzve, tek të cilët dëgjoheshin britma të mëdha. Punonjësit e policisë njoftuan se drejtuesi i veturës është arrestuar. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb