TIRANE

Thonë se ju mund të gjykoni karakterin e vërtetë të një njeriu nga mënyra sesi trajton kafshët. E këtë na faktoj sot në Vila24 gazetarja dhe blogerja Xhiliola Lamaj e cila dashurinë për qenin e saj Alpha e ka shumë të madhe por jo vetëm, kujdesi dhe përkushtimi vihet re lehtësisht kur i sheh bashkë.

Xhiliola e cila pëlqen modën nuk ngurron ta shfaq këtë pasion dhe në kombinimet e veshjeve që bën me Alph-ën. Por në një bisedë me moderatoren Anila Çela ajo tregoi se njerëzit nuk janë aq mirëkuptues në kryeqytet kur ajo del shëtit në parqe.

“Alpha është dashuri e përjetshme por sot nuk do flas vetëm si një blogere që kombinoj veshjet me qenin por njëkohësisht të bëj e thirrje për ata që i duan dhe ata që si duan kafshët veçanërisht, e mira është nëse se ke fjalë negative për të thënë më mirë hesht. Mos i jepni zë negativitetit, jam një dashamirëse e kafshëve, duhet të dimë të duam kafshët dhe të respektojmë komunitetin në tërësi. Kur dal shëtitje me Alpha jo pak herë ofendohem” – tha gazetarja për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb