Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se palët politike, para se të arrinin marrëveshje për reformën zgjedhore, duhet që të njihnin faktin se viti 2019 kishte zhvillime të tmerrshme politike.

Vasjari thekson se derisa nuk kishte “mea culpa” nga palët, atëherë marrëveshja është e kotë.

Unë jam skeptik. Në tryezë janë ulur dy kultura politike të dështuara. Nga njëra anë është kultura e dështuar e përfaqësuar jashtë institucioneve. Ndërsa Zoti Bushati këtu përfaqëson kulturën e përfaqësimit të vendit pa opozitën. Viti 2019 është bilanci i dështimit spektakolar në 28 vjet. 2019 ishte dështimi total. Në substancë nuk ka ndryshuar asgjë. Duhet që palët të thoshin se viti 2019 është një vit totalisht dizastër demokracie dhe palët duhet të mendonin për ndryshim. Palët nuk kanë thënë këtë gjë prandaj jam skeptik. Palët duhet që të kërkonin mea culpa”, tha Vasjari.

Arjan Vasjari nënvizon se edhe opozita ka gabimet e veta, ndërsa në disa raste bie edhe në kontradiksione me veten.

Edhe opozita ka gabimet e veta. Nëse opozita thotë se nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën, pse ulet në tryezë me të? Ju jeni në kontradiksion”, deklaroi Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: