Zëvendëskryetarja e grupit të deputeteve të ‘Miqtë e fëmijëve’, Vasilika Hysi gjatë fjalës së saj në Kuvend deklaroi se është përmirësuar legjislacioni për të drejtat e fëmijëve.

Sipas saj, ligjet në interes të fëmijëve janë përmirësuar, ndërsa theksoi se janë zhvilluar dëgjesa me ta.

“2020 ishte vit i vështirë, por ne vijuam punën. Ka pasur një përmirësim të legjislacionit për të drejtat e fëmijëve. Ligjet ne interes te fëmijëve janë përmirësuar. Ne kemi zhvilluar dëgjesa me fëmijët dhe te rinjtë. Grupi i deputetëve u zotua që do të ndjekë këto shqetësime në vijimësi. Uroj që të bëjmë sa më shumë. Në përmbyllje të fjalës, do të doja të theksoja se nga 12 veprimtarit të planifikuara, kishim 4 muaj punë në dispozicion, janë realizuar 9 veprimtari dhe për muajin dhjetor nuk u arrit që të bëhej raportimi.”, tha Hysi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb