Viti 2020 është konsideruar si një ndër vitet më të nxehta në histori. Lajmi u konfirmua nga NASA dhe Administrata Kombëtare e Administrimit Atmosferik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërthimi i zjarreve në Australi ishte kapitulli i parë i vitit më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë.

2020 la pas vitin 2016-të i cili atëherë ishte më i nxehti në rang global.

1 gradë ishte mesatarja e temperaturave më e lartë se ajo e 30-të viteve të fundit, kjo e marrë si referencë nga shkencëtarët të cilët nuk janë aspak të çuditshëm me këtë dukuri natyrore.

“Pamë valët e të nxehtit, pamë zjarret dhe shkrirjen e Artikut. Mendoj se këto përmbledhin gjithçka që po ndodh dhe besoj se akoma do të shohim fatkeqësi natyrore si shkak të ndryshimeve klimatike. E prisnim që do të ishte një vit i nxehtë dhe ashtu ndodhi”, tha Favin Schmidt, drejtor i NASA për studime hapësinore.

36 vitet më të nxehët që janë regjistruar, kanë qënë pikërisht midis viteve 2015 dhe 2020. Ndërkohë 10 vitet më të nxehtë janë regjistruar midis 2005 dhe 2020.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar ndër vite mbi ndryshimet klimatike dhe pasojat që do të lënë tek të gjithë ne.

Pesë vite pas marrëveshjes së Parisit, ne jemi ende larg përmbushjes së objektivave për të frenuar ndryshimin klimatik.

Pas shfaqjes së pandemisë, ndryshimet klimatike nuk ndodhen më në axhendën globale.

Por, për sa i përket 2021-it?

Vërejmë fenomene të paprecedentë si reshjet e shumta të dëborës në Spanjë.

Shkencëtarët  i lidhin këto valë të të ftohtit me ndryshimet e klimës. A do të thyejë viti 2021 rekordet e temperaturave të regjistruara në 2020-n? Ngelet për t’u parë!

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb