Europa League ashtu si Champions League ka gjasa që të luajë një finale tërësisht angleze. Manchester United është me një hap në finalen e Gdanskut pas fitores tenistike 6-2 ndaj Romës në ‘Old Trafford’. Në ‘Olimpico’ duket se do të luhet për statistikë pasi tek Roma janë ndeshjet e fundit të trajnerit aktual Fonseca që do të pasohet nga Mourinho sezonin e ardhshëm.

Më me interes është sfida në “Emirates Stadium’’ ku Arsenal do të tentojë të përmbysë rezultatin ndaj Villareal që në Spanjë e mposhti 2-1.

Në rast se Manchester United dhe Arsenal kualifikohen, atëhere të dyja finalet e dy kompeticioneve më të rëndësishme për klube në Europë do të luhen vetëm nga ekipe angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb