Ky vit i ri akademik nuk nis njëlloj në të gjitha Universitetet ne rrethe. Nga regjistrimet dhe aplikimet duket se ky vit do të nxjerrë më pak mësues për vendin. Në Universitetin e Gjirokastrës të gjitha degët e mësuesisë janë ato që janë goditur nga kriteri i notës mesatare duke shënuar numrin më të ulët të regjistrimeve që ka patur ndonjëherë ky universitet.

Edhe ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në degët Histori-Gjeografi dhe gjuhet e huaja nuk ka patur studente te riregjistruar. Dega me e preferuar në këtë universitet mbete mjekësia dhe Ekonomia. Edhe pse me 250 studente me tepër se një vit me parë, Universiteti Fan Noli ne Korçë e nis këtë vit te ri akademik me 2 dege te mbyllura. Arsimi parashkollor dhe frëngjishtja do të mbyllen, pasi asnjë student nuk ka preferuar te regjistrohet ne këto dege.

Për Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Durrës degët më të kërkuara mbeten Administrim-Biznesi dhe Drejtësia, ndërsa preferencat për degët Histori, Matematikë, Informatikë kanë rënë ndjeshëm. Edhe në Degën e Menaxhim Hoteleri- Turizmit ka rënie të theksuar dhe ende nuk dihet si do veprohet me studentët që janë riregjistruar në këto degë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb