Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, ka njoftuar këtë të premte se e hëna e 18 tetorit, do të shënojë dhe nisjen e vitit të ri akademik, për të gjitha ciklet e arsimit, pa përfshirë këtu vitin e parë master, që do të nisë më 10 nëntor.

Ai tha se studentëve dhe pedagogëve u ka munguar mësimi në auditore dhe rikthimi, do të bëhet duke respektuar të gjitha rregulloret, duke ndjekur dhe modelet e vendeve fqinje. Hoxha theksoi më tej, se është diskutuar që disa nga programet e studimit të zhvillohen në gjuhën angleze, me qëllim afrimin e studentëve nga vendet e huaja.

“Janë vaksinuar rreth 50% e studentëve në Universitetin e Tiranës. Do të pranohen dhe studentët që kanë kryer vetëm një dozë. Çdo cikël studimi do të vijojë mësimin më 18 tetor, ndërsa masteri i vitit të parë, do të nisë më 10 nëntor. Universiteti i Tiranës është ai që ka numrin më të madh të studentëve. Ne jemi në procesin e ndërgjegjësimit të nevojës për vaksinim dhe për të vazhduar mësimin në kushtet normale. Ka 2 vite e ca që studentët tanë nuk frekuentojnë audotiret. Mësimi online, edhe pse është përmirësuar në mënyrë cilësore dhe komunikimi student-pedagog ka qenë i mirë, gjithsesi ky lloj komunikimi, nuk është ai normali, kështu që ajo që kemi konstatuar është dhe një dëshirë, padurim që studentët t’i kthehen auditorit. Studentët që vijnë për herë të parë në universitet janë më të vaksinuarit. Kemi mundësinë duke iu rikthyer normalitetit. Do të shikojmë se si do të jetë situata më tej. Ne nuk jemi organe kompetente për të parashikuar shpërndarjen, por duke parë dhe eksperiencën e vendeve të tjera, afër dhe larg nesh, auditoret janë të hapura dhe programet mësimore po zhvillohen normalisht.

Data e fillimit akademik ishte data 11, por me kërkesë të konferencës së rektorëve, iu kërkua Ministrisë së Arsimit që të shtyhet data e fillimit akademik, që edhe institucionet e arsimit të lartë të bëheshin gati, por edhe studentët kishin kohë të akomodoheshin. Ajo që kemi vendosur sot, është që ky vit akademik, një pjesë e mirë e programeve tona, për një pjesë të studentëve do të zhvillohet në gjuhë të huaj dhe ajo do të jetë anglisht, me qëllim që ne të kemi mundësi që një pjesë të studentëve të përgatisim me programet në gjuhë të huaj, që të kemi mundësi që modelitete të studentëve që kemi më tepër nga brenda jashtë, pra studentë që shkojnë jashtë, kështu do të kemi mundësi që studentë të huaj të ndjekin studimet te ne.

Paralel me këtë, po identifikojmë institucionet e arsimit të lartë. Një pjesë e programeve tona, të bëhen si programe t përbashkëta. Në këtë pikëpamje ajo që ne po kërkojmë është që universitetet tona, deri tani të mbyllura në një hapësirë kur kushtet ku Shqipëria është drejt integrimit në BE, të jenë të hapura, jo vetëm për studentët tanë, por edhe ata të huaj”, u shpreh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb