Të ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ishin dekani i Fakultetit Ekonomik në “Luarasi”, Mateo Spaho dhe profesoresha Aleita Mani.

Ata treguan arsyet se përse studentët duhet të zgjedhin “Luarasin” dhe Fakultetin Ekonomik të këtij universiteti. Spaho tregoi se diploma e “Luarasit” njihet ndërkombëtarisht dhe ata i përgatisin studentët për tregun e punës, si vendas dhe të huaj.

Mani nga krahu tjetër, nënvizoi se studentët nga “Luarasi” dalin më të përgatitur, më të motivuar dhe më me njohuri mbi atë që ata studiojnë.

Pjesë nga biseda:

Pse duhet të zgjedhin fakultetin ekonomik?

Mateo Spaho: Studentët kanë fazën e tretë, deri nesër është afati i tyre që të regjistrohen në sistemin online dhe aty kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 kurse studimi të ndryshme. Pasi të kenë bërë këtë përzgjedhje ata do të kenë mundësi deri më 30 tetor për t’u zgjedhur. Sot edhe nesër janë ditët përfundimtare që ata të regjistrohen. Ata që duan të bëjnë një kurs studimi, duhet të mbushin formularin A 20 dhe pasi ta mbushin atë duhet të regjistrohen. Edhe pak ditë mungojnë dhe deri më sot, lojërat janë të mbyllura, ata kanë tashmë mundësinë dhe shansin e fundit. Bëjnë mirë që të zgjedhin fakultetin Ekonomik të Luarasit, ose nëse kanë pasion tjetër, mund të zgjedhin fakultetin e mjekësisë, IT apo të drejtësisë. Në këtë sens, ka shumë rëndësi të kemi që zgjedhja e universitetet është jetike. Maturantët bëjnë mirë të mendojnë mirë dhe të zgjedhin mirë.

Aleita Mani: Ne sot përballemi me maturantë dhe studentë më të zgjuar. Zhvillimet galoponte dhe fillimi i revolucionit të kartërt industrial i ka bërë maturantët të piqen më herët dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre. Po pse duhet ta zgjedhin Luarasin dhe të kenë një diplomë për të pasur mundësi punësimi shumë të shpejtë. Luarasi i përmbush këto. Ne shpesh organizojmë leksione të hapura me lektorë të huaj që janë të suksesshëm. Këta kanë ardhur pranë universitetit Luarasi herë pas here. Ata na thonë që ne shohim studentë të qeshur, të motivuar, kjo për ne tregon shumë. Këto janë sfidat që ne si universitet duam t’i pajisim me literatura që janë të domosdoshme për ta. Ekonomia i diktohet biznesit për ndryshim. Në Luaras studentët gjejnë pedagogë që i motivojnë dhe i lidhin me biznesin. Studentët tanë janë të gatshëm ë marrin përgjegjësi. Kjo i bën që ata të jenë të përzgjedhur dhe diploma e tyre të ketë tjetër vlerë përballë biznesit. Ajo që ne nxisim më shumë është pavarësia e tyre ekonomike, që ata të kenë iniciativë sipërmarrje. Unë them se të gjitha këto janë pika shumë të forta që i japin vlerë unike Luarasit në tregun e punës dhe janë një motiv se përse maturantët të zgjedhin Luarasin. Për ta është një garanci kjo zgjedhje. Disa e konsiderojnë Luarasin si trampolinë shumë të mirë për një të ardhme të sigurt.

Mateo Spaho: Nuk ka nevojë që të kesh kapital kaq të madh për biznesin tënd, e të japësh shërbimin tënd. Jetojmë në një botë globale dhe pikësynimi ynë s’duhet të jetë vetëm Shqipëria e për këtë arsye ne kemi vendosur lidhje ndërkombëtare dhe diploma jonë njihet ndërkombtarisht. Kreditet janë njohur, edhe lëndët gjithashtu. Ne i orientojmë brezat e ardhshëm për një vizion global. Nuk është e domosdoshme që të vish nga një vend industrial që të vijosh me etapat e tjera. E para ka të bëjë me mendjen e punës dhe në këtë aspekt dija që lidhet me IT, mund të japë rezultat dhe ka rezultat. Folëm për kriptomonedhat. Ne kemi tendencën që në lëndët tona të bëhen nëpërmjet kompjuterëve dhe kjo është misioni ynë. Aftësia thithëse dhe intuita që studentët kanë është e paparë, sepse ata janë rritur me internet dhe është e thjeshtë ta kapësh. Ata e kuptojnë pa ia shpjeguar për çfarë bëhet fjalë. Shumë studentë janë shumë mirë me anglishten dhe e kanë përthithjen e informacioneve shumë të lehtë. Pas 6 muajve të parë që futen në universitet futen në një vizion dhe i lidh pasioni.

Aleita Mani: Një pjesë tjetër pse duhet ta zgjedhin Luarasin është cilësia që ka. Pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen graduale të qëndrueshme të Luarasit, që nga krijimi i tij deri më sot. Ne kemi nxjerrë gati 7 breza deri më tani dhe unë shoh që universiteti po rritet. Janë tre aktorë në përzgjedhjen e një universiteti. E para është qeliza, familja, janë ata vetë në rrjetin shoqëror të tyre, në këto tre elementë shoh që studentët bien të afërmit, familjarët e tyre, janë prindërit që shoqërojnë fëmijët dhe na i besojnë dhe kjo është një përgjegjësi më e madhe. Kemi prindër që më pruri tre fëmijë. Një e regjistroi për herë të parë, një e solli në vitin e tretë, një e regjistroi nga një universitet tjetër. Profesorët tanë i lidhin studentët me biznesin, i vendosin në problematika reale të biznesit. Studentët te ne e mësojnë profesionin që në bankat e shkollës. Kjo është arsye se përse kompanitë apo administrata publike i zgjedhin të parët studentët tanë.

Mateo Spaho: Në Shqipëri kemi shumë probleme. Kemi shumë gjëra që nuk shkojmë. Natyrisht që ka problematika të ndryshme, por ka dhe gjëra të mira dhe Luarasi është një nga ata pjesë të mira që Shqipëria ka dhe ne tentojmë ta ruajmë si një institucion i shëndetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb