Durrësi e nis këtë vit të ri me 2% më pak nxënës në ciklin 9-vjeçar dhe 8% në atë të mesëm.

13 shkolla, kryesisht të ciklit të mesëm, do ta zhvillojnë procesin mësimor në turnin e dytë në shkollat pritëse, sepse ende nuk janë rindërtuar.

Për të tretin vit radhazi, rreth 4700 nxënës do të zhvillojnë mësimin pasdite, ndërkohë që 3 vite pas tërmetit janë rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para 17 shkolla e kopshte, që mirëpresin 7993 nxënës që e zhvillojnë mësimin në kushte bashkëkohore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: