FIER- Si çdo vit, “Bankers Petroleum” iu është gjendur pranë shumë familjeve në nevojë në zonat ku kompania operon. Bankers iu ka rikthyer buzëqeshjen plot 130 familjeve që ata të festojnë si të gjithë natën e ndërrimit të viteve. Shërbimet sociale të Bashkive Fier, Patos dhe Roskovec ndihmuan me identifikimin e familjeve që kanë më shumë nevojë për t’i gëzuar në këto festa.

“Është një nga momentet më të bukur anë fakt. Duke pritur festat e fundvitit, kemi një solidaritet si individ, apo dhe kompanive. Në këtë rast kemi kompaninë Bankers, duke u solidarizuar me këtë frymë”, tha kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili. Ushqime dhe lodra për fëmijë janë dhuruar per familjet ne nevoje në zonën e Patos-Marinzës në fshatrat Zharrës, Marinze, Jagodinë, Belinë, Kallm i Madh, Sheqishtë dhe Frashër. Të vegjlit u argëtuan edhe me babagjyshet që Bankers i ideoi posaçërisht për ta.

bankers shperndane ndihma. 1jpg

“Që festat e të jenë gëzim dhe harmoni për të gjithë ata që janë në nevojë apo të pamundur, Bankers vendosi të mbështes iniciativën sociale të bashkive Patos dhe Roskovec për të shpërndarë një shportë me dhurata për banorët”, tha Adriatik Golemi, menaxheri i Marrëdhënieve të Komunitetit në Bankers. Nisma të tilla dhe programet për përmirësimin e jetës së banorëve janë misioni i Bankers. Festat do të jenë të gëzuara edhe për këto 130 familje pasi Bankers shkeli në banesat e tyre dhe u shpërndau dhuratat për të cilat kishin aq shumë nevojë.
bankers shperndane ndihma. 2jpg
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb