Presidenti amerikan, Barack Obama, përshëndeti ardhjen e vitit të ri gjatë një mbrëmjeje me familjarët dhe miqtë e tij.
Dita e Presidentit amerikan, i cili ndodhet për pushime në Hawai, nisi me lojen e golfit. Ai u defrye me disa miq në ishullin Oahu duke luajtur sportin e tij te preferuar.
Pasdite, ai u ndodh në shtëpinë e tij të pushimit.
Media amerikane nënvizon se gjatë ditëve të pushimeve, presidenti amerikan është parë pak në publik duke kaluar pjesën më të madhe të kohës me bashkëshorten Michelle dhe vajzat Sasha dhe Malia në plazh apo duke luajtur golf.
Viti 2014 ishte problematik për Obamën për shkak të humbjes së zgjedhjeve të mesmandatit, si rrjedhojë humbja e kontrollit të Kongresit.
(d.b/BalkanWeb)