Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë e pranishme në zonën e Mirditës ku ka shpërndarë libra falas për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese.  Dy vajzat e vogla të familjes Nikolli, Eitilda dhe Erjana morën në familjen e tyre nga ministrja pakon e librave duke marrë edhe urimet për një vit shkollor sa më të mbarë.

Nikolla  deklaroi se ky është një hap i parë për t’u qëndruar sa më pranë këtyre familjeve dhe për t’u lehtësuar shpenzimet që do duhet të kenë gjatë ditës së parë të shkollës duke u premtuar se për këto familje do të bëhen edhe më shumë.

Ministrja Nikolla ishte e pranishme edhe në familjen Marku për t’i dhënë librat falas Kleanit, djalit të kësaj familje, që këtë vit shkon në klasën e VIII.

Ministrja theksoi se taksat e prindërve shqiptarë rikthehen për të lehtësuar shpenzimet e familjeve që kanë më shumë nevojë.

Në familjen Ndreu, 3 fëmijët që përfitojnë tekste falas për shkak të statusit të jetimit morën librat nga ministrja e Arsimit e cila ishte në shtëpinë e tyre për vizitë teksa pohoi se kjo nismë do të vijojë të zgjerohet në vitet në vijim edhe për klasat e tjera ndërsa fëmijëve i uroi suksese në këtë vit shkollor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb