Viti i Ri troket edhe në Shqipëri! Shqiptarët kremtojnë ndërrimin e viteve, ndërsa akrepat e orës i dhanë fund ditëve të 2019. Duke shpresuar të jetë më i mbarë, shqiptarët por edhe e gjithë bota festojnë në mënyra të ndryshme.

Agjencia e lajmeve BalkanWeb, iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2020!”

Tirana e priti  ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje. Një koncert madhështor në sheshin  “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës mblodhi qytetarët.

Festa nisi në 22:30 të mbrëmjes ku performuan këngëtarët e njohur si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani. Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa uruan të gjithë të pranishmit në sheshin Skënderbej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e tij, Veliaj tha segjithë viti 2020 do të jetë 100 vjetori i Tiranës.

”Dua që të përqafoni atë që keni afër atë që keni ardhur famijarët tuaj, fëmijët tuaj, prindërit tuaj të dashurit tuaj, partnerët tuaj dhe ti shtrëngoni fort sepse ky vit na dha të kuptojmë që gjëja më e rëndësishme është jeta. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, fe të ndryshme, ne mund të kemi ngjyra të ndryshme të lëkurës por kemi vetëm një jetë ndaj në emër të gjithë atyre sfidave, në emër të gjithë atyre vshtirësive, në emër të gjithë atyre fatkeqësive që kaluam këtë vit përqafojmë njëri tjetrin plot shpresë për një vit më të mirë dhe një zemër plot mirënjohje për Tiranën tonë. Sot duam ti japim një duartrokitje të gjithë zjarrëfikësve, të gjithë policëve, të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të gjithë punonjësve të ushtrisë të gjithë atyre që e respektojnë shtetin tonë jo vetëm në ditët e mira por sidomos edhe në ditët e vështira.

Edhe para pak ishim në disa familje që në fakt këtë Vit të Ri po e kalojnë në një çadër edhe teksa jemi duke rikuperuar shtëpitë një e nga një çdo ditë duam gjithashtu te rikuperojmë zemrat, të rikuperojmë mendjen, të rikuperojmë ekonominë dhe të sigurohemi që Tirana vazhdon dhe të jetë motorri i ekonomisë dhe i gjithë rajonit tonë. Dua shumë sot t’iu falënderoj me gjithë zemër të gjithë atyre që bën një dhuratë sidomos fëmijëve të mrekullueshëm të Tiranës çuna dhe goca fantastik që me operacionin “kutia” çuan nga një dhuratë të vogël në Thumanë, në Laç, në Durrës, në Kavajë, në Shijak fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti dhe e këtij kombi. Ndaj dhe në emër të fëmijëve të Tiranës dhe të gjithëShqipërisë ne duhet të ngrihemi prap në këmbë, qytete nuk maten nga sa herë rrëzohen të gjithë rrëzohemi në jetë të gjithë kemi një moment kur pengohemi.

Qytete, shtete, kombet, komunitetet, familjet maten nga sa shpejt ngrihen, ndaj dhe unë besoj që në vitin 2020 do të jetë viti i ringritjes sonë të madhe, viti ku Tirana ecën më shpejt lufton akoma më fortë për të qënë një qytet realisht europian.Du a shumë që teksa fillojmë punën vitin tjetër teksa rifillon jeta normale duam shumë që të fokusohemi tek ekonomia, nëse keni një biznes punësoni një njeri më shumë dikë që ka nevojë të punësohet sepse ka humbur gjithçka prej tërmetit. Nëse keni një mundësi financiare për të ndihmuar shtëpinë e dikujt ju lutem na kepni një dorë, nëse keni mundësi të adoptoni një shkollë, një kopsht, një çerdhe ju lutem na jepni një dorë dhe unë zotohem ne si Tiranë do të japim një dorë siç kemi dhënë edhe për Durrësin edhe për Thumanën edhe për Laçin edhe për Krujën edhe për Fushë-Krujën dhe kudo tjetër ka nevojë që dora e Tiranës të ndihet, kjo është Tirana jonë familja jonë e madhe dhe siç thonë një familje është si një pemë secila ka degën e vetë por ama jemi të gjithë në një rrënjë dhe teksa jemi përqafuar me familjen tonë të ngushtë dua që të mendoni një moment edhe për familjen tonë të madhe, Tirana e një milionëve që mezi pres që jo vetëm të mbushi 100 vjetorin porn ë vitin 2022 është përzgjedhur qyteti europian i rinisë.

Dua që të përshëndesim të gjithë vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, të gjithë vëllezërit dhe motrat në Maqedoni, të gjithë vëllezërit dhe motrat në Preshevë, Mal të Zi ata që janë në Australi, ata që janë në Hollandë, ata që janë në Kanada, ata që janë në Amerikë, ata që janë në Belgjikë, Gjeramani kudo ku flitet dhe ku rreh zemra shqip. Teksa nunërojmë mbrapsht numrat  për të uruar këtë Vit të Ri dua shumë që të numëroni bekimet që Perëndia na ka dhënë nga jeta, nga familja, nga njerëzit që kemi pranë.” tha Veliaj.

VITI I RI, SI LINDI, RITET DHE BESIMI
Viti i Ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.
Viti i ri është festë: e gjendjes së mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, fillimisht e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë e ka zanafillën e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe gjermanët.

Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme…etj. Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Tradita kubane për natën e ndërrimit të viteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;
Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën e festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri, të sigurohet sa më shumë llojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijët më fatlum në botë.

Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;

Njeriu i parë i cili do t’ju hyjë në shtëpi pas mesnate, besohet se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb