TIRANE- Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi dje me vendimin nr.12, modelet e dokumenteve administrative që përmbajnë logon, të detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare.

Logoja dhe përmasat e saj janë miratuar nga Komisioni Shtetëror me vendimin nr.2, ndërkohë që KLA e ka integruar në dokumentet administrative për vitin 2018.

Bashkangjitur modelet e dokumenteve zyrtare që do të përdoren nga çdo institucion shtetëror përgjatë gjithë vitit 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb