TIRANE– Viti 2018 është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ndaj Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe ai Etnografik në Krujë janë përgatitur maksimalisht për t’iu përgjigjur sa më mirë numrit gjithnjë në rritje të vizitorëve.

Për vitin 2017, numri i përgjithshëm i i personave që kanë vizituar këto muze shkon në rreth 105 mijë vizitorë, prej të cilëve gati 30 për qind janë turistë të huaj. Për vitin që kaloi vihet re një shtim me 5-7 mijë persona i numrit të vizitorëve, krahasuar me vitin 2016.

Në një intervistë për ATSH-në, Mehdi Hafizi, drejtori i Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe atij Etnografik, Krujë, detajon disa nga përgatitjet që po bën stafi i këtyre muzeve për t’iu përgjigjur denjësisht të gjitha pritshmërive të vizitorëve në vitin 2018.

Sipas tij, Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja. “Stafi i Muzeve të Krujës ka treguar gatishmëri maksimale për t’i pritur vizitorët me kulturë dhe profesionalizëm. Kjo ka bërë që numri i vizitorëve të ketë një rritje 5-7 mijë më shumë se viti paraardhës dhe numri i përgjithshëm për vitin 2017 të shkojë rreth 105 mijë vizitorë, te kategorive të ndryshme”, tha ai.

Në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka sinjalistikë turistike në gjuhët shqip-anglisht, ndërsa në Muzeun Etnografik informacioni i përgatitur jepet në 12 gjuhë të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: