Shifra e fundit e vitit që keni lindur, është ajo që fsheh informacionin dhe luan rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Secili numër i përket një elementi specifik: Metali, Zjarri, Toka, Druri dhe Uji që mund të japin informacione mbi karakterin e një personi, mënyrën se si ai punon apo zakonet e tij. Për shembull […]

Shifra e fundit e vitit që keni lindur, është ajo që fsheh informacionin dhe luan rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Secili numër i përket një elementi specifik: Metali, Zjarri, Toka, Druri dhe Uji që mund të japin informacione mbi karakterin e një personi, mënyrën se si ai punon apo zakonet e tij. Për shembull nëse keni lindur në 1987, referojuni numrit 7 që i përket elementit të Zjarrit.

Metal (0-1)

Nëse keni lindur në një vit shifra e fundit e të cilit është 0 ose 1, ju i përkisni Metalit. Njerëzit metalikë njihen për forcën e karakterit dhe qëndresën e tyre. Ata janë të pavarur, të kujdesshëm dhe duan të jetojnë në një mjedis me harmoni dhe dashuri. E dinë saktësisht se çfarë duan dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre. Disavantazhet e tyre janë dëshira për pushtet, për luks dhe për para. Ata tregohen shumë të ashpër dhe të rreptë me ata që bëjnë gabime.

Uji (2-3)

Nëse keni lindur në një vit shifra e fundit e të cilit është 2 ose 3, ju i përkisni elementit të Neronit. Njerëzit e Neronit janë të mirë dhe mjaft simpatikë. Kanë shumë imagjinatë dhe kreativitet, gjë që i bën shumë të suksesshëm, veçanërisht në lidhje me artin. Kanë një intuitë të zhvilluar dhe i kushtojnë një vëmendje të madhe detajeve, transmeton Lajmi.net.

Dru (4-5)

Nëse keni lindur në një vit shifra e fundit e të cilit është 4 ose 5, ju i përkisni Drurit. Njerëzit e Drurit janë shumë të sigurt dhe punojnë shumë. Ata duan të përjetojnë gjëra të reja, të ëndërrojnë dhe të eksplorojnë botën përreth tyre për të zbuluar vendet dhe sekretet e tyre të çuditshme. Nuk sillen kurrë në mënyrë egoiste me të tjerët.

Zjarri (6-7)

Nëse keni lindur në një vit shifra e fundit e të cilit është 6 ose 7, ju i përkisni Zjarrit. Këta njerëz nuk qëndrojnë kurrë në një vend, dhe ëndërrojnë të udhëtojnë nëpër botë për të përjetuar kultura të reja. Njihen si entuziastë, tërheqës, të zgjuar dhe spontanë.

Toka (8-9)

Nëse keni lindur në një vit shifra e fundit e të cilit është 8 ose 9, ju i përkisni Tokës. Këta njerëz janë të vërtetë dhe ambiciozë. E duan disiplinën, rregullin, organizimin dhe veprojnë gjithë sipas orarit të tyre. “E panjohura” është frika e tyre më e madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: