Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se ky vit ka qenë viti rekord i kultivimit të kanabisit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ministri Lleshaj shkruan se ky individ, që ka në biografinë e tij edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje. Ministri thekson se ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe, sipas tij, kthim mbrapa nuk ka më.

“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit! Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës. Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!”, shkruan Lleshaj.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb