Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi ka mori pjesë sot në procesin e shpëndarjes së librave falas në shkollën 9-vjeçare, “Dëshmorët e Prishtinës” ne Shkoder.

Nga Shkodra, Mesi tha se programi i qeverisë për të mbështetur me libra falas të gjithë nxënësit e klasave I-IV, është një investim prej 6 milionë USD nga ana e shtetit.

“Librat falas për 195 mijë fëmijë në të gjithë vendin, janë para të kursyera tanimë për familjet”, tha Zëvendës Kryeministrja.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, zv/kryeministrja Mesi ka vënë theksin edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët janë emëruar 700 mësues të posaçëm.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb