Tirana do të jetë gati të hënën për të pritur nxënësit për vitin e ri shkollor. Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, Tirana do të zhvillojë një aksion të gjerë pastrimi në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave.

Gjatë takimit me administratorët dhe drejtuesit e institucioneve nën varësi të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, dhe që ky aksion të jetë i suksesshëm, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.

Një vëmendje do të tregohet edhe për disiplinimin e shitjes së ushqimeve pranë shkollave. “Do jeni shumë të kujdesshëm për ambulantët  pranë shkollave. Nuk ka rast që ta thonë nëse përmend rastin e “Vasil Shantos”. Është 50 metra tregu, tahmaja për të shitur te dera është e paprecedentë. Nuk ka asnjë arsye pse kalamajtë duhet të bëjnë kërcim me pengesa në mëngjes. Nuk ka qytet në botë që është civilizuar, duke u shtrirë njerëzit përtokë, nuk ka. Ambicia jonë është një qytet europian”, deklaroi ai.

Duke ndalur tek fillimi i vitit të ri shkollor, Veliaj nënvizoi se shkollat e reja dhe ato ekzistuese që i janë nënshtruar rehabilitimit do të jenë gati për vitin e ri shkollor në kryeqytet.

Veliaj theksoi se  pranë kryqëzimeve dhe shkollave do të jenë edhe grupe vullnetarësh të cilët do të kujdesen që fëmijët.