Dy mijë persona përfshirë edhe ushtarë kanë humbur jetën në 700 sulme të ndryshme terroriste të kryera vitin e kaluar në vendet e Afrikës Perëndimore.

Kreu i Komisionit të Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Jean-Claude Kassi Brou, në një deklaratë theksoi se terroristët vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin e rajonit.

“Pavarësisht përpjekjeve të rëndësishme nga shtetet anëtare të (ECOWAS) dhe kryesisht të atyre në front, në vitin 2020 janë përjetuar 700 sulme të ndryshme terroriste dhe në këto sulme kanë humbur jetën 2 mijë ushtarë dhe civilë”, tha Brou duke nënvizuar se problemet e sigurisë në zonën ECOWAS vazhdojnë të jenë ende një burim i madh shqetësimi për rajonin.

Sulmet kryesisht janë përjetuar në Burkina Faso, Mali, Niger dhe Nigeri, njoftoi Brou, i cili tha se është rritur numri i personave të zhvendosur nga rajoni.

Brou bëri thirrje që liderët të tregojnë më shumë përpjekje për t‘i dhënë fund sulmeve terroriste në rajon.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb