Babai i një vajze 12-vjeçare, e cila vizatoi një imazh kundër luftës në një shkollë në Rusi, tani është në arrest shtëpie dhe po përballet me akuza penale, ndërsa vajza e tij është liruar nga kujdesi shtetëror, ku është marrë në pyetje për opinionet e saj për politikën ruse. Ajo është një ndër fëmijët dhe babai i saj ndër prindërit  që janë ndjekur penalisht për mosmbështetje të “operacionit special ushtarak” të Rusisë.

Alexey Moskalev dhe vajza e tij Masha morën vëmendjen e zbatimit të ligjit vendas prillin e kaluar kur adoleshentja vizatoi një pikturë kundër luftës që tregonte një grua që strehonte një fëmijë nga raketat që hidheshin në ajër dhe një flamur ukrainas dhe rus.

Pasi piktura u mor nga drejtori i shkollës, në shkollë mbërritën oficerët e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) për të takuar adoleshenten.

Ditë më vonë, Moskalev u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse për shkak të një komenti kundër luftës që ai bëri në mediat sociale. Në dhjetor, një çështje penale u hap kundër  Moskalev për diskreditim të ushtrisë dhe vajza e tij u dërgua në një jetimore.

Një seancë gjyqësore do të zhvillohet më vonë sot për të shqyrtuar kufizimin e të drejtave prindërore të Moskalev

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: