Sulme ajrore dhe shpërthime janë regjistruar në Lviv të Ukrainës. Lajmi konfirmohet nga CNN, që thotë se në qytet ka sirenat e sulmeve ajrore dhe shtëllunga të mëdha tymi që shpërndahen në ajër.

“Nuk shohim goditje në zonën qendrore të qytetit. Dëgjuam tre shpërthime të mëdha dhe një shtëllungë tymi që ngrihet matanë kodrës”, u shpreh një gazetar i CNN.

Vlen të theksohet se Lviv është një qytet fare pranë Polonisë, shtet në të cilin ndodhet Presidenti i SHBA, Joe Biden. Presidenti gjatë takimit të tij është takuar me ministrat ukrainas si dhe ato vendas, duke shprehur të gjithë mbështetjen e tij për popullin drejtuar nga Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: