Në ditën e madhe për popullin e Kosovës, në 20-vjetorin e çlirimit e ndërhyrjes së NATO-s, në Prishtinë ishin të pranishëm ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright.

Në agjendën e 20 vjetorit të lirisë ishte edhe aktiviteti “Ecja për Liri”. Kryeministri Ramush Haradinaj, në kuadër të aktivitetit “Ecja për Liri”, mori pjesë edhe në përurimin e bustit të Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright. Gjithashtu, kryeministri Haradinaj, mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës me emrin “Bulevardi Bill Klinton”, e cila u bë afër shtatores së presidentit Klinton në Prishtinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar qytetarët që sot festuan me dinjitet dhe qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. “Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të NATO-s, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë. Faleminderit qytetarë të dashur. Faleminderit Kosovë!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb