Zëvendës Ndihmësi Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në “News 24”, ku ndër të tjera, ka folur edhe për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Pikërisht, mbi këtë intervistë dhe detajet e takimit të zyrtarit të lartë amerikan në Shqipëri, u diskutua në emisionin “Pikat mbi I” ku të ftuar ishin, Sokol Balla dhe analisti Artur Zheji.

Për Zhejin, vizita e Escobar ishte një mbështetje e hapur për zotin Basha. Nga ana tjetër, Sokol Balla mendon se SHBA nuk mbështet as Bashën e as Berishën si individë, por mbështet Partinë Demokratike dhe kujdeset për vazhdimësinë e saj.

Vizita e zotit Escobar në Tiranë?

Zheji: Ishte një mbështetje e hapur për zotin Basha. Jo më kot takimi me Ramën shkoi jo me shumë nënvizime. Ajo që pritej më shumë ishte dialogu me Bashën dhe me PD. Normalisht, i duhej dhënë një mbështetje Yuri Kim. Thënë kjo, nuk demoralizon ato që kanë marrë parasysh rezistencën e kësaj linje. Amerikanët vijnë paralajmërojnë disa herë. Ishte një paralajmërim ardhja e tij, qetë, qartë, për ata që duan të dëgjojnë e kuptojnë.

Balla: Kanë dëgjuar disa kundërshtar të linjës së PD që ardhja e Escobarit ishte rutinë. Kuvendi i PD, i thirrur nga zoti Berisha është bërë në përputhje me kalendarin e ngjarjeve ndërkombëtare. Pra, le të themi që vizita e zotit Escobar në Tiranë nuk është rutinë. Unë mendoj që vendimi që amerikanët morën pas zotin Berisha pas zgjedhjeve, sepse mendoj që nuk donin të dëmtonin PD para zgjedhjeve. Ata e kanë bërë këtë për PD. PD mbetet një investiturë amerikane. Mos harrojmë që ambasadori i parë i SHBA në Tiranë ka marrë pjesë në fushatën elektorale në vitin 1992. Berisha është pritur me tapet të kuq në Shtëpinë e Bardhë. Është pritur me një nivel si Mbretëresha e Anglisë. Nuk është mbështetur Berisha, nuk po mbështetet Basha, por PD, fryma demokrate. Nuk po shpëtohet zoti Basha, e nuk po dëmtohet Sali Berisha, por po vendoset e ardhmja që është një financim amerikan. Ndaj zotit Basha SHBA-të kanë qenë të ashpra. Po këto Shtete të Bashkuara morën në bazë reflektimin e zotit Basha. Ata e mbështesin të jo se është çun i mirë, por që është lider i PD. Ne në këtë rajon që jemi sot, në këto kushte, me Malin e Zi në prag të destabilizmin. Me situatën delikate në Kosovë. Mos i shohim gjërat personale. Përpjekja amerikane është për të shpëtuar PD si një formacion 31-vjeçar. Ta shpëtojë nga çdo ndikim që nuk është pro-amerikan dhe të japë një shembull që korrupsioni s’do të mbetet pa u ndëshkuar. Këtu duhet ndarë që ne do të jemi në krahun e duhur të historisë apo do të ndjekim një drejtim tjetër. Vizita e zotit Escobar nuk ishte e rastësishme, e mesazhet e tij ishin të qarta.

Zheji:
Kemi një moment ku marrëdhënia mes Rusisë dhe SHBA është shumë e ashpër. Vendet do të përcaktojnë aleatët të qëndrueshme e të besueshme të SHBA. Kjo e ka bërë vëmendjen amerikane më të përqendruar në Shqipëri. Ishte e pamundur gjeopolikisht. Shqipëria për mjaft kohë për të bërë betejë e luftë për ta marrë në perëndim. Shqipëria është në Perëndim dhe perëndimi nuk lejon që Shqipëria të shkojë në ndikimet Lindore. Shqipëria duhet të jetë sa më tepër e qartë, sa më tepër pro-amerikane për të përballuar sfidat gjeo-politike. Ndaj dhe Basha e cilëson Kuvendin e Berishës si një vijë ndarëse me SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb