Presidenti Ilir Meta jep një mesazh nga Kosova, ku po zhvillon vizitën e fundit zyrtare si Kryetar i Shtetit Shqiptar.

Në mesazhin e tij, shoqëruar me foto nga takimet, Presidenti Meta thekson se është jetike që Shqipëria dhe Kosova t’i mbrojnë shpinën njëra-tjetrës.

Mesazhi i Metës:

ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS! ???❤️??
Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.
Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb