KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para vizitës së të dërguarit të BE Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka arsye për mos u takuar me të.

Thaçi tha se menjëherë kur Lajçak të ketë prekur tokën e Kosovës ekipet e tij do komunikojnë me të për një takim.

Por Thaçi tha se duhet të shihet nëse Lajçak ka ardhur për hapa konkretë, për liberalizimin e vizave dhe që ta trajtojë në procesion e dialogut Kosovën si të pavarur.

“Lajçak nuk është në Kosovë, në momentin që eventualisht zbret në orët e mëvonshme, ekipet tona do të komunikojnë me njëra-tjetrën, dhe nëse ka diçka konkrete jo vetëm për të hulumtuar teren natyrisht se nuk ka arsye për të mos u takuar, por nëse është për të hulumtuar teren, Kosova është e hulumtuar tash e 20 vite, ne kemi nevojë për hapa konkret dhe Lajçak duhet të jetë i qartë në dy gjëra: për liberalizimin e vizave çfarë qëndrimi kanë shtetet anëtare sepse mbi të gjitha këtë e meritojnë qytetarët e Kosovës , më tepër se ligjërata për proceset e pafundme që mund të ndodhin dhe në anët tjetër se si do ta trajton Kosovën, nëse e trajton si shtet të pavarur dhe sovran ashtu siç është dhe e ka njohur bota demokratike atëherë procesi do të jetë më i lehtë, nëse jo atëherë është një mision jo i sukssesshëm nga ana e tij”, tha Thaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb