Ambasada gjermane ka zbuluar detaje nga vizita e kancelares Angela Merkel më 14 shtator në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, takimin e parë Merkel do e ketë me kryeminitrin Rama.

Më pas do të ketë një takim me krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Po ashtu kancelarja Merkel do të takohet edhe individualisht me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE

| Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator
Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në ??. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës,  Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb