Vizita Mike Pompeo në Tiranë ishte fokus mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në News24.

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla tha se Shqipëria është  mirënjohjes ndaj SHBA dhe se proamerikanizmi është në AND e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe shqiptarët janë 99% pro-amerikanizmit.

“Memorandumi i bashkëpunimit ka hyrë në agjendë dy tre javët e fundit, nuk ka qenë në agjendë. Ju keni të drejtën të dyshoni, por mund të them se i ka kërkuar ekipit të zotit Pompeo për të shtuar numrin e Kongresmenë që të bëhen pjesë e grupit të Miqësisë me Shqipërisë. Në kuadër të asaj që quhet diplomaci shqiptare ne na nevojiten miq të tillë, këtë e  them edhe për Kosovën që ne na duhen miq të tillë. Dhe ku ta gjejmë që Pompeo të jetë një prej avokatëve për çështjet shqiptare por edhe për Kosovën”, tha Balla.

Pjesë nga biseda në studio:

Kush i kishte ftuar në takim zonjën Tabaku, Alibeajn dhe zonjën Çupi?

Balla: Unë kam marrë nismë dhe Kuvendi i Shqipërisë ka bërë të gjitha procedurat dhe unë nuk e di se si të mos jetë e pranishme opozita në një proces të tillë.

Bushati: E kemi shumë të freskët që ata të opozitës së kaluar i merrte ambasada.

Balla: Mos prisni që në Shqipëri të vijë një autoritet të takojë non-gratën e madhe dhe ata që shoqërojnë non-gratën e madhe.

Bushati: Problemi është që nuk të jep vota pozimi për Instagram me diplomatë amerikanë. Ka dalë një lloj politikani që sillet si bodyguard ambasade. Shqipëria vuan nga superservilizmi i tepruar perëndimor

Balla: Basha ishte njeri i paaftë komplet dhe në 6 mars garoi me kandidatë më të lodhur në PD. Lul Basha është njeri që kurrë nuk diti të bëjë politikë, por koha do ta tregojë që shqiptarët parti kundër amerikanë nuk votojnë. 6 marsi ishte zgjedhje lokale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: