KOSOVA

Kryeministri i ri i Kosovës në orën 08:15 të së premtes do të jetë në objektin e komunës së Klinës, e cila drejtohet nga Zenun Elezaj i AAK.

Pastaj do të drejtohet për në fshatin Stup, njofton zyra e tij për informim. Tutje, në ora 08:50, ai do të jetë në Istog, ku fillimisht do të vizitoj objektin e komunës, pastaj do të drejtohet në fshatin Sinajë, Vrellë e në fund Kaliqan.

Në ora 09:35, ai viziton Pejën, ku do të jetë objektin e komunës pastaj tek shkolla Ekonomike. Pas këtyre vizitave ai kthehet në ndërtesën e qeverisë ku do të takohet me disa ambasador.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb