Gazetari dhe analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur mbi vizitën e kryeministrit Rama në Izrael, ndërsa deklaroi se  kjo vizitë vjen për 2 arsye, përveç arsyes së sigurisë kibernetike në vend.

Sipas tij ekziston frika e sulmeve fizike nga Irani në vend duke përdorur drone, të cilat po përdoren edhe në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe po shkaktojnë dëme, të cilat një vend si Shqipëria nuk mund t’i bëjë ballë e vetme.

Burimi tha se një tjetër arsye e vizitës së Ramës në Izrael është legalizimi i kanabisit në vend, pasi në Izrael ekziston një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e kanabisit farmaceutik, teksa sipas tij Ramës i duhet një firmë e njohur ndërkombëtare që mund t’i japë një lloj mbulese kësaj çështjeje që do luftohet shumë në shtyp dhe nga opozita.

“Si në çdo rast këto vizita diplomatike kanë atë temën publike por kanë edhe tema jo publike. Vizita në Izrael nuk i shpëton këtij rasti, janë temat zyrtare që vijnë pas sulmeve kibernetike, por pot ë analizojmë gjerat duhet që Irani ato sulme i shoqëroi edhe me arikuj ku kërcënohet Shqipëria për sulme edhe me dronë kamikazë kundra bazave të MEK-ut. Dronet që po bëjnë dëme në Ukrainë janë drone me kapacitet dëmtues t madh, jo vetëm për ngarkesën që mbajnë, por edhe distancat që mund të përshkojnë, në lidhje me vizitën në Izrael për Iranin, nuk është vetëm sulmi kibernetik.

Në 1 janar në vend fillon tregtia e kanabisit, debati akoma nuk ka filluar, Ramës i duhet një firmë e njohur ndërkombëtare që mund t’i japë një lloj mbulese këtij komerci që do luftohet shumë në shtyp dhe nga opozita. Izraeli është ndër vendet e para në lidhje me kanabisin farmaceutik. Në delegacionin e Ramës është edhe ministria e bujqësisë, çfarë pune kanë ata në këtë vizitë, për mua është çështja e kanabisit.

Dronet janë një çështje shqetësuese për vendin., kur nuk mundet Ukraina të gjejë një zgjidhje për këta çfarë mund të bëjë Shqipëria. Mund të përballemi me diçka që as brezi para nesh nuk e ka hasur. Rama nuk vepron pa diskutuar me SHBA-në në lidhje me këto çështje. Sot Irani na konsideron në luftë, kjo është situata. Opozitën e Iranit nuk e ka pranuar asnjë vend për ta strehuar, minimumi kjo çështje duhet të kishte një debat publik. Rama bën ndere të tilla dhe kërkon favor vetëm t’i skarcojnë opozitën, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk na u tha që strehimi i MEK-ut do sillte këtë situatë.

Ai shkon në Izrael për çështjen e droneve dhe çështjen e kanabisit, për të cilën nuk ka debat fare vetëm 2-3 muaj para hyrjes në fuqi të ligjit. Në 1 janar hyjnë në fuqi bastet, kanabisi dhe ndoshta amnistia fiskale, me anë të së cilave hyn në vend paraja e pisët. Kjo ka merituar një debat publik. Ky debaton me ndërkombëtarët duke thënë se kanë votuar në pyetësor por nuk do referendum. Ka një problem logjik në këtë histori.

Nuk duhet një gjobitje 10 herë më e lartë për bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor, as në rast krize dhe as në kushte normale. jo shtrembëron raportin mes qeverisë dhe popullit, një qeveri nuk është për të mbushur xhepin me këto metoda. Rritja e pagës minimale dhe pensioneve kërkojnë buxhet, por kjo nuk arrihet me këto mënyra financimi”, tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb