Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 16:00 dhe do të fillojë me fjalimin e komisionerit europian për zgjerimin, Olvier Varhelyi.

Ai do të mbajë një fjalim 30 minutësh dhe më pas Kuvendi do të vijojë normalisht me çështjet e tjera që janë parashikuar në rendin e ditës.

 

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohen ditën e mërkurë, datë 07.10.2020, ora 16:00.  (Urdhër nr. 49, datë 06.10.2020, i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Seanca plenare do të fillojë me fjalën përshëndetëse të  Komisionerit të Zgjerimit, z.

Olivér Várhelyi, ora 16:00-16:30.

Pastaj do të vazhdojë  me çështjet e tjera në rendin e ditës.

 

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së datës 5 tetor: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb