Nuk ka pushim për asnjë moment për politikanët në Kosovë. Pak çaste më parë, Kryeministri i Kosovës ka kërkuar një takim “Blic” me drejtorin e Policisë së vendit, Rashit Qalaj.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, po gjatë ditës së sotme ka publikuar një e-mail, i cili theksonte faktin se autoritetet në Prishtinën zyrtare nuk do ta lejonin vizitën e Vuçiçit te Liqeni i Ujmanit.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Serbi, theksohet se vizita e Vuçiç në Kosovë mund të shtyhet, me pretendimin se ka patur provokime nga ana e Kosovës.

Një lajm i tillë u raportua nga mediat serbe, menjëherë pas informacioneve se takimi mes dy presidentëve është anuluar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb