TIRANË – Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vizitën e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky në Tiranë për Samitin e Ukrainës. Balla shprehet se për këtë vizitë ishin angazhuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të Gardës, për mbarëvajtjen e Samitit. Balla falënderon punonjësit e policisë për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

😍🇦🇱 Tirana, kryeqyteti i Europës së Ballkanit, mikpriti dhe organizoi me sukses Samitin e Europës-Juglindore, ku mori pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit më të lartë të vendeve të rajonit. Përgëzime dhe mirënjohje të gjitha forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës të angazhuara në këtë operacion të madh për garantimin e mbarëvajtjes së këtij Samiti të rëndësishëm👏 Shumë mirënjohje edhe banorëve të kryeqytetit🇦🇱 për mirëkuptimin ndaj masave kufizuese🙏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb